Live

Ankandi i pestë i letrave me vlerë mbahet më 16 maj

09:47 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Më 16 maj 2025 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2025 i letrave me vlerë. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën thirrje që të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua