Live

Apeli vërteton aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

13:31 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte vërtetuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për spiunazh.

“REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, Bedri Shabani, av. Besnik R. Berisha dhe Muharrem Qerimi, av.Betim Shala, ndërsa aktvendimi Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special,…, i datës 20.04.2025, VËRTETOHET”, thuhet në vendimin e Apelit të cilin e ka publikuar “Betimi për Drejtësi”

Shpërndaje në

U Kopjua