Aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojë deri më 12 qershor në orën 24:00. Ministria e Arsimit fillimisht pati lajmëruar se aplikimi do të ishte i hapur nga 27 maji deri më 10 qershor, e aprovimi i aplikimeve deri më 11 qershor.
Ministria njoftoi se deri tani, maturën e kanë paraqitur 18.450 nxënës, kurse janë shqyrtuar 17.895 aplikime, prej të cilave janë aprovuar 17.522 aplikacione.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton të gjithë maturantët se, aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe aprovimi nga koordinatorët e shkollave do të vazhdojnë deri më 12 qershor 2025, në orën 24:00”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor.