Live

Ardian Kastrati kërkon rinumërim të votave në të gjithë Kosovën

16:33 / 13 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar rinumërim manual i votave në krejt Kosovën.

Kastrati, përmes një postimi në facebook është shprehur se kështu si po ecën procesi është duke u cenuar dhe duke humbur në tërësi besueshmëria.

Ndërsa ka shtuar se tani me të drejtë mund të ngriten dyshime për ndikim dhe devijim të votës së qytetarëve për kandidatët për deputetë.

Rinumërim manual i votave në krejt Kosovën!

Kështu si po ecën ….procesi është duke u cenuar dhe duke humbur në tërësi besueshmëria.

Tani me të drejtë mund të ngriten dyshime për ndikim dhe devijim të votës së qytetarëve për kandidatët për deputetë!

Ky është alarm për institucionet përgjegjëse. Alarm!”, ka shkruar Kastrati.

Shpërndaje në

U Kopjua