Pop këngëtarja Ariana Grande nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se është fanse e madhe e aktorit të njohur Jim Carrey.
Ariana ka shprehur emocionet e saj të paranë ‘Instagram’ lidhur me pjesëmarrjen në sezonin e ri të shfaqjes me zhanër komedi dhe dramë të quajtur ‘Kidding’.
Ajo publikoi foto teksa përqafohej me Carreyn.
“Pa fjalë. Nuk kam fjalë për këtë moment. Jam mirënjohëse për eksperiencën më speciale të jetës sime”, ka shkruar Ariana në postimin e saj më të fundit. Nuk dihet ende një datë se kur do të shfaqet komedia ku pjesë e kastit do të jetë dhe Grande, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë produksioni.
