Live

Arrest me burg për dy të dyshuar për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri

11:13 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkëlqim Qenajn dhe Avdulla Mallakin, të akuzuar për trafikim armësh nga Kosova në Shqipëri.

Të dy shtetasit nga Prizreni u arrestuan më 4 korrik në zonën “Ura e Hasit”, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 armë zjarri të fshehura në bagazh, secila e vendosur në çanta të veçanta.

Sipas hetimeve paraprake, armët ishin destinuar për dy persona të tjerë që u larguan në momentin e ndërhyrjes së policisë dhe aktualisht janë në kërkim, raporton TCH.

Policia e Kukësit konfirmoi se ky është një rast tjetër që dëshmon për ekzistencën e linjave të trafikimit të armëve përmes kufirit jeshil. Më herët, në maj, u arrestuan 10 persona pas një hetimi pesëmujorsh për të njëjtin aktivitet kriminal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, përgëzoi bashkëpunimin me autoritetet kosovare dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të forcave vendore të rendit. Ai falënderoi edhe qytetarët për ndihmën dhe besimin e treguar ndaj institucioneve të sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua