Live

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Fushë-Kosovë, sulmuan njëri-tjetrin

10:11 / 02 Maj 2023

Nga Kosova Live

Pas një mosmarrëveshje, dy shtetas të Shqipërisë kanë sulmuar njëri-tjetrin, dje në Fushë Kosovë.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fushë Kosovë 01.05.2023 – 03:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të shqipërisë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin. Si pasojë e rastit të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua