Live

Arrestohen dy të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

09:00 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur një person tjetër më 11 korrik të këtij viti.

Rasti, i cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”, raportohet të ketë ndodhur në Obiliq pak minuta para mesnatës (23:53).

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh. 

Shpërndaje në

U Kopjua