Live

Arrestohen tre persona pas përleshjes mes tifozëve që përfundoi me dy të lënduar

20:53 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë ndaluar nga policia, lidhur me incidentin që ndodhi sot në Prizren në ndeshjen mes Lirisë dhe Vëllaznimit.

Pas përfundimit të ndeshjes situata eskaloi, ku tifozëritë e dyja skuadrave hyjnë në fushë, ku pati edhe përleshje.

Policia intervenoi menjëherë, duke qetësuar situatën.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur edhe hetimet.

Shpërndaje në

U Kopjua