Mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Shtime është raportuar një rast i vjedhjes së veturës, e cila dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën “De Rada” të këtij qyteti.
“Automjeti i llojit Renault me targa vendore ishte e parkuar para shtëpisë së ankuesit, transmeton Klankosova.tv.
Policia njofton se rreth orës 11:30 ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin me inicialet Sh. Ll, 25 vjeç.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Automjeti i është kthyer pronarit në gjendje të mirë dhe pa dëmtime.