Live

Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale

16:49 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i cili dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, transmeton Klankosova.tv.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë së drejtorisë së përgjithshme, Gent Mullai.

Shpërndaje në

U Kopjua