Një person i moshës 38-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi i njëjti dyshohet se ka thyer xhamin e një automjeti dhe ia ka marrë më dhunë çantën drejtuesit të atij automjeti.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se Brenda çantës kishte para dhe një telefon, përcjell Klankosova.tv.
“Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Durrës”.
“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, ka thyer xhamin e makinës dhe e ka goditur me grushte drejtuesin e automjetit, duke i marrë çantën, ku brenda kishte një shumë parash (euro dhe lekë), si dhe një telefon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.