Live

Arrestohet 45-vjeçari në gjendje të dehur për vjedhie të veturës në Mitrovicën e Veriut

18:37 / 28 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia ka dhënë detaje për rastin e vjedhies së një veture të martën në Mitrovicën e Veriut.

Policia shton se automjeti i vjedhur ishte lokalizuar dhe gjetur i braktisur në fshatin Frashër. Më pas, është arrestuar dhe kapur i dyshuari Xh.N., 45-vjeçar, në rrugën “Filip Vishnjiq”.

“Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, te njëjtit i është bere matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nen ndikimin e alkoolit me një vlerë prej 1.21 ‰”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, dhe është iniciuar rasti ‘Vjedhje’, i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia pohon se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua