Live

Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj

21:00 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i cili kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë në Mitrovicë të Veriut.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë.

Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor.

Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur.

Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...