Live

Arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës në Itali, kishte lidhje direkte me Kolumbinë

16:54 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia italiane finalizoi këtë javë një operacion për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogave të forta në të gjithë Europën.

Në fakt ka pasur vetëm një të arrestuar në kuadër të aksioneve të herëpashershme që kishin nisur kohë më parë dhe i ndaluari është një shqiptar me inicialet H.Y., i skeduar për precedentë të shumtë penalë në krime të ndryshme.

Por pas arrestimit, hetuesit kanë zbardhur edhe detaje, duke e konsideruar shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës.

Aksioni është bërë nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo më 28 janar.

“Personi akuzohet për aktivitet kriminal për qëllime trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi të kryer nga autoritetet italiane dhe belge me koordinimin e Eurojust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale”, informon media e vendit fqinj.

Nga Amerika Latine në Evropë: Trafikimi i drogës në portet veriore

Operacionit iu bashkua edhe Drejtoria e Qarkut Antimafia të Firences, që çoi në çmontimin e një drejtuesi të organizatës, në importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Kolumbia.

Droga zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore, duke përfshirë Antwerp (Belgjikë), Roterdam (Hollandë) dhe Le Havre (Francë), për t’u shpërndarë më pas në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t’u shitur me pakicë.

Hetimet, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, zbuluan kontaktet e drejtpërdrejta të organizatës me kartelet kolumbiane dhe kalimin tranzit të rreth 1500 kg kokainë nëpër portet evropiane. Dhe shqiptari etiketohet si kreu i saj, por hetimet janë ende në proces për të zbërthyer tërësisht funksionin dhe aktivitetin, informon media.

Gjatë operacionit, me mbështetjen e forcave policore evropiane, u sekuestruan:

-667 kg kokainë në portin e Le Havre (Francë)

-85 kg kokainë në Belgjikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...