Live

Arrestohet hajni që vodhi 350 euro nga një lokal në Prishtinë

10:56 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar i dyshuari i cili më 4 maj me përdorim force kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro para kesh.

Policia bën të ditur ai u prangos të martën.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua