Live

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e një personi në Vushtrri, në kërkim edhe dy të tjerë

20:55 / 15 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, lidhur me një incident të ndodhur më 12 korrik 2025 në fshatin Gojbuljë të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, i dyshuari F.A., 40-vjeçar, dyshohet se ka qenë i përfshirë në të shtënat me armë zjarri, ku është plagosur një burrë që po ruante një pronë private.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja arme zjarri si prova materiale. Policia njofton se në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Pas intervistimit, ndaj F.A.-së me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

“Në vendin e ngjarjes, si prova materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Nga veprimet e deritanishme hetimore, në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua