Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75 euro.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Me 30.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me datën e cekur në një market dyshohet se ka vjedhur gjëra në vlerë rreth 75 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.