Irani ka arrestuar një shtetas gjerman, të cilin e akuzon për spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore.
I arrestuari u përshkrua nga kanali shtetëror iranian si “shtetas gjermano-hebre dhe spiun” dhe i cili është ndaluar në provincën Markazi.
Zyrtarët iranian kanë pretenduar se i arrestuari ka kryer dhjetëra raste spiunazhi dhe se në Iran kishte hyrë si një turist, teksa ka filmuar “zona të ndjeshme në të gjithë vendin”, shkruan BBC.
Një numër i paspecifikuar personash në disa provinca, përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin, janë ndaluar për akuza të ngjashme që nga nisja e sulmeve të Izraelit kundër Iranit.