Live

Arrijnë votat e para nga diaspora

22:42 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transportojnë pakot e votimeve nga diaspora kanë kaluar pikën kufitare të Vermicës.

Veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Ndryshe komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi.

Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...