Live

Arsim Bajrami: Nuk guxojmë të luajmë më partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

21:19 / 18 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin në kuadër të portalit kosovalive.net, “Debat me Ridvan Berishën”, i ftuar i radhës është kryekëshilldhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

Njohësi i kushtetuës ka komentuar edhe “ndëshkimet” e SHBA-ve kunddrejtë ministrave të Qeverisë Kurti rreth vizitave të tyre atje, duke thënë që është një sinjal që nuk duhet të luajm me partneritetin me SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë instrumente me të cilat penalizojnë politikanët e Kosovës për një arrogancë politike për mos koordinim të procesve të cilat po kalojmë në Kosovë. Kjo qëpo ndodh tani me refuzimin e vizites të disa ministrave është njësinjal shumë i mir që nuk guxojmë të luajmë me partneritet tëtillë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Arsim Bajrami.

I pyetur se si e sheh tani marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bajrami ka theksuar edhe rëndësinë e tyre në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. 

“Paramendoje në qoftë se nuk do të ishin Shtetet e Bashkuara tëAmerikës ku do të ishim ne, Bashkimi Evropian nuk ka fuqi nuk ka unitet dhe kapacitet për të përmbyllur konfliktin shqiptaro-serb dhe mendoj që kjo gjendje që jemi ktu është më tepër pjesëe një ideologjie politike te lidershipit aktual që mendon se mund të mbaj peng proceset madhore në emër të një ideologjie politike që ka qenë një kauzë afatgjate e kontestimit të gjitha procesve tështet ndërtimit të Kosovës”, ka përfunduar Bajrami../Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua