Për një javë ditë rresht, Albin Kurti nuk e qeli gojën rreth çështjes së pezullimit të dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ani se për këtë u pyet nga gazetarët, disa herë.
Megjithatë, heshtjen e theu, 7 ditë më pas.
Në një mbledhje të qeverisë në detyrë, shefi i saj, që në të njëjtën kohë mban edhe pozitë ne deputetit në Kuvendin e Kosovës, mohoi se ka hidhërim me aleatin e përhershëm të Republikës.
Në njoftimin për pezullim të dialogut strategjik ambasada amerikanë në Prishtinë e pati bërë të qartë se këtë vendim e mori si pasojë e veprimeve dhe deklaratave të Kurtit.
Kryekujdestari i qeverisë në detyrë tha se gjatë mandatit të tij ka punuar veç për mirë në raport me superfuqinë botërore.
Por, marrëdhëniet ShBA-Kosovë nuk ishin krejt të mira gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër fuqiplotë dhe këtë nuk hezitoi ta thotë, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ish ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili mbajti këtë pozitë në një pjesë të periudhës kohore të qeverisjes së VV.
Një ministër në detyrë e njëkohësisht deputet, insiston se takime mes përfaqësuesve të dy shteteve janë duke u mbajtur, por nuk mundi ta dëshmojë këtë me ndonjë rast konkret.