Live

Arteta jep arsyet se pse po i marrin lojtarë aq shumë Chelsea-s

08:06 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për lidhjet me Chelsea-n në transferimet e lojtarëve.

Ai tha se kjo ndodh “ndoshta sepse ata (Chelsea) kanë lojtarë të shkëlqyer dhe shumë prej tyre”.

Spanjolli shtoi se fokusi i skuadrës së tij është te lojtarët që dëshirojnë të nënshkruajnë, pavarësisht nga klubi aktual.

Kai Havertz, Jorginho, Raheem Sterling, dhe së fundmi Noni Madueke janë emrat që Topçinjtë i kanë marrë nga “Stamford Bridge” në dy vjetët e fundit.

Shpërndaje në

U Kopjua