Live

As zilja e Deharit nuk po i mbledh deputetët për nisjen e seancës së 54-të

22:41 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Edhe pse seanca e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të fillonte në orën 22:00, ajo ende nuk ka nisur, edhe pas më shumë se 30 minutash vonesë.

Ajo çfarë bie në sy është se një pjesë e madhe e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk janë të pranishëm në sallë.

Ndërsa opozita janë të pranishëm në numër më të madh. Ligjvënësit kosovar nuk po i mbledh ende as rënia e ziles nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari. 

Shpërndaje në

U Kopjua