Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Kroaci.
Siç raporton Jutarnji List, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.
Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.
Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta.
Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës. Nuk dihet arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit dhe fatin e mirë që autobusi nuk është përmbysur plotësisht. Ende nuk dihet saktë dëmi material.