Live

AUV: Kujdes me therjen e kurbaneve!

16:37 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  (AUV) përmes një njoftimi publik, u ka bërë  thirrje qytetarëve që duan të therin kurbanet për festën e Bajramit, që therjet të bëhen vetëm në thertoret e licencuara.

Sipas një komunikate të kësaj agjencie,  kafsha që theret duhet të jetë e kontrolluar para dhe gjatë therjes dhe pastaj merr vulën e sigurisë për konsum, ndërkaq, secila kafshë që gjendet pa dokumentacion përcjellës të blerjes mund të konfiskohet.  

Sipas këtij njoftim i tregtimi i kafshëve të gjalla duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës.

“Para blerjes sigurohuni qe kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Ato përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës per kontrolle shëndetësore  të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset ne tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, ne të njëjtën kohe mund të konfiskohet nga organet kompetente, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Më tej në njoftim thuhet se terje e pa sigurt për shëndetin publik dhe ilegale,  konsiderohet secila therje qe bëhet jashtë objekteve të autorizuara për therje.

Më tej në njoftim thuhet se lista e thertoreve në të gjithë territorin e vendit është publike dhe ajo mund të gjendet në ueb – faqen të AUV-së.

“Të gjitha këto objekte janë nën mbikëqyrje të autoritetit kompetente per kontrolle të ushqimit. Ne secilën prej tyre ka nga një inspektor veteriner komunal ose qendror, të cilët janë të autorizuar per kontrolle të kafshëve para therjes, gjate dhe pas procesit të therjes. Tani ne vendin tone janë gjithsej 53 objekte të aprovuara per therjen e kafshëve,  të kapaciteteve të ndryshme, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë”, thuhet në njoftimin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...