Live

Avokati i familjes Ademaj: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

07:51 / 17 Janar 2025

Nga Kosova Live

Leutrim Syla, avokati i Liridona Ademajt zbuloi detaje në lidhje me procesin gjyqësor dhe aktakuzat që ngrihen Naim Murselit, i cili ndodhet në paraburgim.

Syla tha në Top Channel se familja e Liridonës kërkon dënimin maksimal për Murselin, pra burgim të përjetshëm, ndërsa shtoi se Murseli në aktakuzë konsiderohet si bashkautor në vrasje dhe jo si porositës.

“Autorët e dyshuar kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Nëse në polici kanë pranuar fajin, në prokurori kanë ndryshuar deklaratën. Në aktakuzë thuhet që Murseli kishte kërkuar që vrasjen ta kryente Kushtrimi. Ky i fundit kishte refuzuar, por do i gjente dikë tjetër. Granit Plava e ka kryer vetëm për qëllime pasurore”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se kërkojnë dënim maksimal për autorët.

“Është një nga rastet më të ndjeshme dhe më të vështira. Familja ka humbur Liridonën dhe atë nuk mund ta kthejmë. Dënimi i merituar në këtë rast është burgimi i përjetshëm. Kjo sado pak do i lehtësonte dhimbjen familjes së Liridonës”, ka thënë Syla

“Dosjen nga prokurori nuk e kemi marrë, presim që të na dorëzohet. Pas takimeve që kemi pasur me prokurorinë janë këto informacione që kemi.

Në rast se Liridona ka pranuar që të mbyllej si çështje, Naimi ka dashur të ketë një jetë më të lirë, pa Liridonën. Nuk ishte mjaftueshme biseda me familjarët për problemet mes Liridonës dhe Naimit. Në Suedi u mor raporti për ndarje, ka pasur ca procedura që përmenden, por nuk e kemi”, ka shtuar tutje ai.

Të mërkurën, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ndaj ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dhe një personi tjetër, që nuk iu zbulua emri.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, përmendi si një nga motivet për këtë vrasje marrëdhëniet jo të mira në çift mes Liridonës dhe ish-bashkëshortit të saj, Naim Murselit, gjatë kohës që jetonin në Suedi, që tha se kanë shkuar deri tek problemet pasurore.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...