Live

Avokati: Prokuroria bëri punë efikase për Banjskën, ligji parasheh që hetimi mund të zgjas deri në 3 vjet, u krye për një vit

15:53 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për rastin Banjska, ku ka përgëzuar Prokurorinë Speciale për punën e bërë.

Sipas Jasharit, në raste si ky, ligji parasheh që hetimi mund të zgjasë deri në tri vjet, por që Prokuroria e ka përfunduar punën për një vit, raporton Express.

“Ngritje e një aktakuze, kaq voluminoze dhe përpunimi i gjithë atyre të dhënave, flet për një përkushtim të madh institucional i cili kalon limitet e të mundshmes. Kjo është një dëshmi, qe ne si shoqëri duhet t’i rrënojmë paragjykimet qe kemi për institucionet ligj zbatuese dhe të kemi më shumë besim në to”, ka shkruar Jashari.

Jashari ka thënë se përfundimi i një hetimi penal kaq të madh e kompleks, finalizuar me ngritjen e aktakuzës, tregon se brenda këtij institucioni ka profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi. 

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë ndaj 45 personave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...