Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka folur për tentimin e 21-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se subjekti i tij është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar në zhbllokimin e kësaj situate politike.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontribut për të zhbllokuar këtë situatë që e kemi. Ne jemi çdo herë pro, nuk jemi zhbllokues. Duhet me ditë kush është bllokues”, deklaroi Bahtiri para mediave.
Ai theksoi se përgjegjësia për bllokimin e punimeve në Kuvend nuk qëndron te Vetëvendosje, duke bërë thirrje për reflektim nga subjektet e tjera politike.