Live

Bajrami: Hipokrizi të ftohemi prapë në ora 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin

15:11 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të vazhduar me seancën e 54-të, pas dështimit të 53-ës, disa minuta më parë.

Sipas deputetes, edhe për seancën e 54-të, përfundimi dihet, transmeton Klankosova.tv.

“Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo 48 orë, herë çdo 24 orë, dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje dhe për të bërë konstituimin  institucioneve. Nga dje e kemi ditur që do të takohemi sot, dhe është raportuar se nuk ka asnjë lloj përpjekje, as sot nuk ka. Është hipokrizi të ftohemi prapë në ora 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se si parti kanë bërë gati fjalime në formë proteste, por sipas saj, këto fjalime do t’i thonë në ora 22:00, ani pse, sipas saj, përfundimi dihet.

Shpërndaje në

U Kopjua