Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për sa i përket protestës së bizneseve.
“Barrikadat” e Kurtit, Bajrami i quajti të turpshme, dhe se po i krahason këto protesta me barrikadat e Listës Serbe, transmeton Klankosova.tv.
“Lexova se Kurti kishte thënë që ka kaluar koha e barrikadave, kjo konsideroj që është e turpshme, për shkak se të gjithë ne e dimë se në çfarë konotacioni përdoret barrikada, derisa zoti Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për koston e transportit prej 800 euro të 1 MgW të energjisë elektrike, ai sot protestën e bizneseve e krahason me barrikadat e vendosura nga Lista Serbe, dhe kjo është totalisht e papranueshme”, tha ai.