Live

Bajrami thirrje Prokurorisë: Transporti i energjisë që blihej veç 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro

14:44 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro.

Ajo tha se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë e jo për energjinë.

“Veç mendojeni, janë këta ”profesionistë të pavarur” që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë. Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve”, tha Bajrami.

Bajrami pati thirrje për Prokurorinë.

“Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE”.

“Prokuroria ose tash ose kurrë”, përfundoi reagimi i saj.

Shpërndaje në

U Kopjua