Live

Balenciaga i thotë “lamtumirë” Twitter-it

09:01 / 22 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Balenciaga ka ndjekur gjurmët e të famshmëve si Shonda Rhimes dhe Gigi Hadid. Shtëpia e modës është larguar zyrtarisht nga Tëitter, pas ndryshimeve të Elon Musk.

Të dhënat e reja që aplikohen për platformën pas blerjes së saj nga Elon Musk kanë bërë që shumë llogari të largohen nga Twitter. Balenciaga tha “lamtumirë” me 950 mijë ndjekës

Tashmë disa kompani të mëdha, si General Motors dhe Dyson, kanë pezulluar fushatat e tyre reklamuese në Twitter, ndërsa të tjera kanë shpallur vendimin e tyre për t’u larguar.

Kështu ka vendosur për Balenciaga drejtoresha e përmbajtjes së markës, Demna Gvasalia. Profili numëron 950 mijë ndjekës, ndërsa fuqia që ushtron në fushën e modës është e pamohueshme.

Disa kompani dhe përdorues kanë ngritur shqetësime se planet e Musk për pushime masive nga puna dhe përqendrimi në promovimin e fjalës së lirë do të çojnë në kontroll më të lirë të përmbajtjes në faqe, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për reklamuesit që të shmangin lidhjen me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin. /abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua