Live

Balje: Vetëvendosje nuk do ta propozojë kurrë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit (VIDEO)

10:50 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ia ka qitur pikën në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.

Ajo deklaroi se nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje, do ta propozojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Balje dha edhe arsyet se pse nuk do të ndodhë kjo.

“Unë personalisht mendoj që Vetëvendosje kurrë nuk do ta propozojë zotërin Fatmir Limaj. Kanë qenë shumë të qartë disi, se nuk mundësh të jesh kryetar i Kuvendit me tre deputet”, deklaroi Balje në Klan Kosova.

Deputetja nga komuniteti boshnjak tha se aktualisht është e pavarur, por ekzistojnë mundësitë të bashkëpunimit me AAK-në dhe Ramush Haradinajn.

Shpërndaje në

U Kopjua