Baseli zyrtarisht shpallet kampion i Zvicrës për sezonin 2024/25.
Kjo vjen pas barazimit 0-0 të Servettes ndaj Young Boys, që ja siguron matematikisht titullin skuadrës “Kuqeblu”.
Për Baselin është titulli i tyre i 21-të në histori.
Baseli ja pa hajrin rikthimit të yllit të akademisë, Xherdan Shaqiri i cili këtë sezon ka impresionuar të gjithë me formën e tij mbresëlënse, duke shënuar 20 gola në 35 paraqitje për Baselin.