Live

Basha: Shqipëria po vuan për shkak të qeverisjes së Edi Ramës

15:42 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Shefi i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka thënë të martën në Tropojë se Shqipëria po vuan për shkak të qeverisjes së Edi Ramës. Këto komenet ai i bërë gjatë një takim me strukturat dhe anëtarë të partisë në rrethet veriore.

Sipas Bashës Shqipëria “është e rrënuar nga politikat e dështuara të qeverisë dhe kapja nga oligarkët”.

“Shqipëria është zhytur në mjerim ekonomik për shkak të qeverisjes së dështuar dhe kriminale të Edi Ramës. Ekonomisë së kapur nga 5 oligarkë dhe nga 5 banda kriminale do t’i japim fund”, deklaroi Basha.

Më tej, kryedemokrati Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të garantohet lirimi i tregut dhe do të ulen taksat.

“Bashkë do garantojmë lirimin e tregut dhe nxitjen e konkurrencës. Do ulim taksat, çmimin e naftës e të energjisë. Do ti japim fund monopolizimit të ekonomisë dhe kapjes së biznesit nga të njëjtat interesa që kanë kapur parlamentin, politikën. Së bashku do ti kthejmë shqiptarëve, përmes lirisë dhe demokracisë, të drejtën dhe mundësinë për të jetuar dhe punuar me dinjitet!”, u shpreh Lulzim Basha para demokratëve të Tropojës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...