Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Donald Trumpin për betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është shprehur se Shqipëria është krenare për aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime të përzemërta Donald Trump për betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të rritur më tej partneritetin”, ka shkruar Begaj në X.