Një veturë është ndezur sot në autostradën “Arbën Xhaferri”, në hyrje të fshatit Besi.
Për Klankosova.tv, një qytetar ka dërguar një fotografi ku shihet se tashmë zjarri është fikur dhe vetura ka mbetur shkrumb e hi.
Për rastin në fjalë Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.