Live

Behrami: Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja, ti vlen më shumë se kaq

15:34 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Depeuteti i PDK’së, Artan Behrami, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë ai, nënvlerësimin e Glauk Konjufcës.

Behrami ka thënë se është e pakuptueshme se si Konjufca mund të qëndrojë ende në VV, pasi kjo parti ka propozuar “pesë dështakë para emrit të tij”.

Statusi i plotë:

Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.

Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.

VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.

Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!

Shpërndaje në

U Kopjua