Live

Beqaj: I përkrahim deklaratat e Veselit, por nuk e kemi agjendë rrëzimin e Qeverisë

15:58 / 19 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë me një votëbesim, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan të premten gazeta e Prishtinës “Zëri”. 

Deputetë të PDK-së i kanë deklaruar “Zërit” se qëndrojnë prapa deklaratave të liderit të tyre, Kadri Veseli, lidhur me Qeverinë dhe me kryeministrin Haradinaj, porse, siç thonë ata, rrëzimin e Qeverisë nuk e kanë në agjendë.

“PDK-ja nuk e ka në agjendë ta rrëzojë Qeverinë, por e ka në agjendë përmbushjen e objektivave të Qeverisë dhe kërkesave të qytetarëve. Kjo është agjenda jonë dhe ne i përkrahim deklarimet e zotit Veseli”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa. Beqa ka shtuar se qëndrimet e ndryshme brenda koalicionit dhe nganjëherë edhe përplasjet e ndihmojnë Qeverinë që të avancojë. “Edhe në koalicion gjërat e ndryshme vetëm sa japin zhvillim, i avancojnë proceset, sepse nuk është në interes të Qeverisë që të gjithë të jenë me një zë, por duhet të kenë ide të ndryshme. Koalicioni aktual ka shumë subjekte dhe kanë agjenda të ndryshme, por si Qeveri në këtë rast e kemi një agjendë të përbashkët dhe besojmë se me atë program do të shkojmë deri në fund”, ka shtuar ai

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...