Live

Berisha kritikon Kurtin: Ka gabuar në hapa, efekti i gjendjes aktuale në veri të vendit ka me qenë fatal për Kosovën për një kohë të gjatë

12:39 / 19 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha me anë të një postimi në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për gjendjen aktuale në veri.

Sipas Berishës, kryeministri Kurti ka bërë gabim në hapa që po shfrytëzohet nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, shkruan kosovalive.net

Berisha shtoi se efekti i gjendjes aktuale në veri të vendit do të ketë pasoja fatale në periudhë afat gjate për Kosovën.

POSTIMI I PLOTË:

Krijimi i gjendjes së luftës në veri të vendit ku tashmë po shihen edhe grupe të armatasura, të cilat me deklarata po i vërteton dhe z.Sveçla si ministër, tregon papërgjegjësin e madhe të Albinit në veprime, i cili po e rrezikon sigurin në Kosovë duke vën në pikëpytje sovranitetin dhe shtetin ligjor.

Gabimi në hapa që ka bërë Albini (Kosova) në përballje me Vuçiqin (Serbin), me shkas tabelat ilegale, po e thellon gjithnjë e më shumë situatën e sigurisë në vendin tonë duke krijuar parakushte për konfliktë të armatosur, duke i dhën mundësi Rusisë që përmes organizatës paraushtarake Wagner një pjesë të konfliktit të Ukrahinës ta bartën edhe në Ballkan.

Këtë gabim të Albinit, fatëkeqësisht Vuçiqi po e përdorën me mjeshtëri duke manevruar me serbët e Kosovës e që po e vë në livizje të gabuar Albinin, i cili nuk po ndalet me i mendu veprimet e veta dhe me i konsultuar me partënerët tanë, me iden që lojën me kthy në favorë të Kosovës.

Rezoluta 1244 i takon historis për ne, mirpo nuk duhet harruar edhe shprehjen popullore ku thuhet; “kur nuk ki mend, historia të përsëritet”.

Efekti i gjendjes aktuale në veri të vendit ka me qenë fatal për shtetin e Kosovës për një kohë shumë të gjatë!!!

Zafa

Shpërndaje në

U Kopjua