Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, i cili ende nuk është konstituuar, ndonëse kjo është përpjekja e 32-të që nga 15 prilli.
Ai tha se është i gatshëm të japë votën e tij për cilindo mandatar që arrin të sigurojë 60 vota, duke theksuar se nuk është bllokues, por situata aktuale i shkon përshtat partive të mëdha.
“Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam, dhe siç duket partive të mëdha po iu konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se askush nuk e kishte menduar që procesi i konstituimit do të zvarritej kaq gjatë dhe në mënyrë kaq të pakuptimtë.