Kryetarja e Parlamentit serb, Ana Bërnabiq, tha sot gjatë vizitës së saj në Holandë se tema e të gjitha bisedimeve që pati në Hagë ishte se si mosvendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe shkuarja e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë ndikon në rrugën evropiane të Serbisë, por se ajo u dha një shpjegim bashkëbiseduesve dhe i bëri thirrje Holandës që të mbështesë hapjen e grupit 3, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Bërnabiq u tha gazetarëve në Hagë se ishte e kënaqur që ndodhej në Holandë dhe që ishte në gjendje të diskutonte këto tema dhe shtoi se u përcolli bashkëbiseduesve të saj mesazhin se Serbia është krenare për aktivitetet, presidentin dhe sovranitetin e saj.