Live

Besnik Osmani: Do të investojmë në çerdhe e kopshte

18:49 / 18 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot dy çerdhe private në qytet, të cilat kanë kapacitet rreth 350 fëmijësh. Ai ka vlerësuar punën profesionale të edukatoreve dhe menaxhmentit, duke theksuar se aty po krijohet një ambient i sigurt e i dashur për më të vegjlit.

“Këto kushte moderne na rikujtojnë rëndësinë e investimit në edukimin parashkollor. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë rritja e mbështetjes për çerdhet dhe kopshtet, krijimi i hapësirave të reja publike dhe sigurimi i kushteve më të mira për edukatoret dhe stafin,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se prioriteti i tij është përmirësimi i infrastrukturës dhe mbështetja e hershme për fëmijët e Fushë Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua