Live

Biden u drejtohet sonte amerikanëve, pritet vendimi për dërgimin e tankeve “M1 Abram” në Ukrainë

18:12 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet t’u drejtohet amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën pasdite, ku ai pritet të njoftojë se SHBA-ja do t’i dërgojë tanket “M1 Abram” në Ukrainë.

Administrata e tij më parë ka hezituar të dërgojë automjetet – por zyrtarët amerikanë u thanë gazetarëve të martën se pritet të dërgojnë 30 tanke, megjithëse ata paralajmëruan se ende po punonin për detajet, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Tanket nuk kanë gjasa të arrijnë shumë shpejtë dhe nuk janë për luftime afatshkurtër, thanë zyrtarët.

SHBA-ja ka shmangur dërgimin e automjeteve të veta “M1 Abrams” – tanket më të avancuara të vendit, për shkak të shqetësimeve se si Ukraina do të mirëmbajë automjetet e teknologjisë së lartë, të cilat kërkojnë trajnim të konsiderueshëm për të operuar.

Vendimi vjen pas një takimi të mbrojtjes të NATO-s javën e kaluar, gjatë të cilit Gjermania thuhet se shprehu hezitimin për të siguruar tanket e saj “Leopard 2”, përveç nëse SHBA-ja pranon të dërgojë tanket M1.

Mirëpo të mërkurën, Gjermania ka vendosur të miratojë dërgimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë,

Shpërndaje në

U Kopjua