Live

Bie numri i zjarreve në Kosovë, aktualisht vetëm një zjarr aktiv në Trudë

09:49 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së djeshme, situata me zjarret në Kosovë ka qenë tejet e rënduar.

Por, duket se në 12 orët e fundit numri i tyre ka rënë dukshëm.

Kjo falë reagimit efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Në përmirësimin e situatës, kanë ndikuar edhe reshjet e shiut.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent, transmeton Klankosova.tv.

“Aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e AME-së transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua