Big Mama ka bërë bashkë këngëtaret Tuna dhe Adelina Tahiri.
Artistet nga Maqedonia janë bërë bashkë në të njëjtin vend, për herë të parë.
Big Mama, e cila është mike e mirë me të dy këngëtaret, ka marrë Adelina Tahirin në një nga eventet ku ka kënduar Tuna, shkruan Gazeta Express.
Kështu, ato për herë të parë kanë qënduar e madje edhe kanë pozuar bashë për një foto.
Tuna dhe Adelina më herët thuhet të kenë pasur ‘armiqësi’ mes vete e madje as nuk kanë folur me njëra-tjetrën.
Megjithatë kjo foto tregon se dy këngëtaret e kanë hedhur pas krahëve atë histori dhe tanimë gjithçka është mirë mes tyre.