Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar mbi një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve janë në prag të kolapsit, sipas zyrtarëve palestinezë të njohur me detajet e diskutimeve.
Një zyrtar i lartë i tha BBC-së se Izraeli kishte “blerë kohë” gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Uashington këtë javë dhe e kishte bllokuar qëllimisht procesin duke dërguar një delegacion në Doha pa autoritet të vërtetë për të marrë vendime mbi pikat kryesore të mosmarrëveshjes, transmeton Klankosova.tv.
Ato përfshijnë tërheqjen e trupave izraelite dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare.
Para se të largohej nga SHBA-ja të enjten, Netanyahu kishte mbajtur një ton pozitiv, duke thënë se shpresonte të përfundonte një marrëveshje “brenda pak ditësh”.