Zëvendëskryeministër në detyrë, Besnik Bislimit iu desh të ndodhtte një vendim i Gjykatës Supreme që të bëhej i gjallë në opinion.
Bislimi, pët të cilin Gjykata Kushtetuesen është e ‘ korruptuar’, ‘pa kompetencë’ dhe ‘pa kredibilitet”, për Supremen thotë se ësehtë ‘primitivizëm’ dhe konstatoi se do të gjejnë ‘humbje me shumë turp’.
Gjykatën Supreme dhe vendimin që Hekuran Murati kreu shkelje kushtetuese dhe ligjore duke ushtruar dy-pushtete, Bislimi e quajti “primitiv”.
“Edhe një rast sa tipik ashtu edhe primitiv i luftës së hapur që gjyqësori i ka shpallur qeverisë dhe zhvillimit të shtetit. Një luftë që me siguri të plotë do ta humb me shumë turp”, shkroi Besnik Bislimi në profilin e tij privat në Facebook.
Me gjuhë të përafërt, Bislimi i ishte drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, të cilën e kishte përshkruar si: ‘Ambient i korruptuar’, ‘pa kompetencë’ dhe ‘pa kredibilitet’.
“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve/vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti. Dhe ky s’është i vetmi vendim i kushtetues që s’ka mundur të gjejë zbatim”, ka thënë Besnik Bislimi.
Pra, kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime. Është vështirë të veprojmë në bazë të tyre.”.
“Por, nëse puna ime, nëse premtimi im ndaj qytetarëve është që t’u jap drejtësi – kur e dimë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është produkt i një mjedisi të korruptuar – më e pakta që mund të bëjë është të them se ky vendim, në mendimin tim nuk është produkt i një institucioni kredibil”, ka vazhduar Bislimi.