Live

Bizneset e Ferizajt ankohen për punimet në rrugë – paralajmërojnë për protesta të reja

07:53 / 26 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Bizneset e qytetit të Ferizajt po shprehen të pakënaqur sa i përket punimeve rrugore në hyrje të kësaj komune.

Gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani thotë se bizneset që protestuan të mërkurën, do të vazhdojnë të protestojnë nëse nuk iu plotësohet kërkesat, transmeton Klankosova.tv.

“Bizneset e qytetit të Ferizajt janë të pakënaqura me zhvillimin e punimeve që po bëhen në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit. Ne kemi raportuar edhe më herët se magjistralja Prishtinë-Ferizaj ka nevojë shumë të madhe për t’u rikonstruktuar dhe ndoshta pikërisht prej këtij prolongimi të punimeve që kanë ndodhur dhe prishjes së rrugës prej një kohe shumë të gjatë dhe mos fillimit të punimeve, ka mundur t’i sjell banorët në këtë situatë, dhe pronarët e bizneseve i kanë shtyrë të reagojnë dhe të protestojnë. Protesta është zhvilluar dje, por normalisht do të ketë edhe protesta të tjera në rast se nuk do të ketë një zgjidhje të përhershme sa i përket pakënaqësive të këtyre bizneseve”, tha gazetarja për emisionin “Ora Shtatë”.

“Më konkretisht, bizneset kanë kërkuar dhe kanë thënë se zhvillimet e punimeve nuk po bëhen në mënyrë të rregullt, pasi nuk po iu ofrohet edhe qasja në autostradë, gjë kjo që po ndikon në zhvillimin e bizneseve që ata i drejtojnë”, u shpreh Hasani.

Shpërndaje në

U Kopjua